Skip to content

Dëshmia prekëse/ Infermierja shqiptare: Vajza më detyroi të shkoj te pacientët

Nuk janë të paktë mjekë dhe infermierë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali dhe ndodhen në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Emocionuese dhe rrënqethëse ka qenë biseda me infermieren shqiptare Sonila Luga, e cila në emisionin “Rreze Dielli” solli përjetimet e ditëve të saj të punës në spitalin e Berscias, në luftën e vazhdueshme kundër koronavirus.

Ajo tregon se lodhja dhe sfilitja para dëshirës për të ndihmuar nuk është asgjë, por frika se mos infektonte fëmijët e saj padashur, ka qenë gjithmonë prezentë. Ndonëse nuk mund të jetë pranë fëmijëve dhe duhet të respektojë distancën edhe kur është në shtëpi, asaj i kanë mbetur në mendje fjalët e vajzës e cila e frikësuar për shëndetin e saj I ka kërkuar të bëjë kujdes.

“Kur filloi e gjithë kjo histori vajza ishte shumë e shqetësuar, edhe djali po ashtu po vajza është pak më e madhe dhe i kupton gjërat më mirë. Ishte shumë e informuar për gjendjen që ndodhej Italia, dhe nuk do ta harroj kurrë kur erdhi një natë pranë meje, sepse nuk mund t’i përqafoj dhe nuk mund ti puth, por erdhi pranë meje dhe më tha: Mami, unë kam një mendim që dua ta them, sepse jam e shqetësuar.

Unë dua që t’i të shkosh në punë t’i ndihmosh pacientët, por nuk dua që ti të vdesësh. Kjo është ndjenja që fëmijët tanë, e cilitdo prej nesh që punojmë në këto kushte përjetojnë’ shprehet infermierja shqiptare.” thotë infermjerja.

Këto fjalë kanë emocionuar moderatoren e emisionit “Rreze Dielli”, e cila nuk ka mundur dot as ë përmbajë lotët. “Jemi shumë krenarë për ju. Shqiptarja e cila si shumë shqiptarë të tjerë, ka zgjedhur që të punojë për të shpëtuar jetët e atyre që po rrezikojnë përballë koronavirus. Ne duam shumë që këto moment… kërkoj ndjesë, kur bëhet fjalë për fëmijët bëhem kështu. E kam të vështirë!”, është shprehur Katerina Trungu.