Me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, të shumtë ishin doktorët që kërkonin kujdes maksimal, pasi i trembeshin përhapjen së virusit nëpërmjet kartmonedhave.
Shtetet e BE-së shumica e të cilave përdorin euron shfaqën shqetësim, duke qenë se në pjesën më të madhe shitblerjet bëhen duke përdorur kartëmonedhat.
Por sot Banka Qendrore Evropiane (ECB) lajmëroi se nuk ka ndonjë rrezik të konsiderueshëm të infektimit me koronavirus duke përdorur kartëmonedha letre dhe metali euro.
Kjo u përcaktua nga testimi laboratorik, i cili tregoi se virusi mbijetoi shumë më gjatë në sipërfaqe të tjera, raportojnë mediat.
Paratë e gatshme përdoren ende në 19 vende të eurozonës, megjithatë, shumë dyqane u kërkojnë klientëve të kalojnë në pagesa me karta, për të shmangur trajtimin e kartëmonedhave dhe kontaktin e mundshëm me një person të infektuar.
Anëtari i bordit ekzekutiv të ECB, Fabio Paneta tha se testimi në laborator tregoi se niveli i mbijetesës së virusit ishte 10 deri 100 herë më i lartë në sipërfaqet e çelikut, të tilla si dorezat e dyerve, sesa në kartëmonedhat.
“Analizat e tjera kanë treguar që virusi është shumë më i vështirë për t’u transmetuar nëpër sipërfaqe poroze, siç është pambuku ose letra sesa nga sipërfaqet e lëmuara siç është plastika”, tha Paneta, duke shtuar se kartëmonedat euro plotësojnë kriteret për mosmbajtje të virusit.
