Skip to content

Kryeministri rus rezulton pozitiv për koronavirusin

Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe pritet që të vetizolohet.

Mishustin konfirmoi se është pozitiv për virusin korona gjatë një video-konference me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa, njoftoi se zëdhënësi i tij do të jetë duke e zëvendësuar duke marrë kompetencat e kryeministrit.

Mishustin u shpreh për Russia 24:

Sapo mora vesh se testi për koronavirusin që bëra ka rezultuar pozitiv, kështu që më duhet që t’u bindem rregullave të vetizolimit dhe është e detyrueshme që unë ta bëj këtë për hir të sigurisë së kolegëve të mi.

Putin firmosi një dekret që cakton Andrey Belousov në rolin e zëvendësuesit duke ndjekur rekomandimin e Mishustin-it. /