Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mohoi që të ketë pasur gjatë pandemisë një takim me kryeministrin Edi Rama.
“Jo nuk kam patur asnjë tentativë. Pse duhet të kisha tentativë. Ju e keni parë vetë çfarë sillje ka adoptuar. Kur ne propozonim masa ky dilte e shante në parlament. Pastaj kur e pa se çfarë po ndodhte, në vend që të bënte një gjest prej shtetari doli e përhapi panik dhe duke zgurdulluar sytë thoshte do shkojmë për mish qeni, mish mace, arkivole, etj. Është një regjim dhe regjimi nuk pret telefonat nga opozita. Opozita nuk e shfrytëzoi situatën për panik, pa një qeveri të papërgatitur dhe i propozoi një plan, jo se na intereson qeveria, sepse dështimi i qeverisë në ato momente do të kushtonte jetë dhe mirëqenie.”, tha Basha në “Opinion”.
