Analisti Neritan Sejamini mendon se debati i zhvilluar në parlament për oligarkët nga deputeti i PS, Ditmir Bushati ishte i stisur dhe fals.
Duke komentuar deklaratat e Bushatit kundër partisë së tij dhe oligarkëve, Sejamini tha në emisionin OPEN në Top Channel se e gjitha ishte për të krijuar idenë se ka luftë politike.
‘Nuk e shikoj si të vërtetë. Bushati flet me populizëm për oligarkët. Është një debat i stisur duke i dhënë pikë politike mazhorancës.
Pra është një debat i sajuar që nuk tregon asgjë në të vërtetë, por bëhet për të krijua idenë që këtu ka luftë politike’– tha Sejamini.
Ditmir Bushati ngriti zërin sot për koncesionet, edhe pse nuk ka folur asnjëherë për koncesionin e rrugës Orikum-Dukat, për laboratorët mjekësore, Unazën e Re, apo Milot-Balldren për të cilat i ka votuar në Parlament dhe në një pjesë në mbledhjet e qeverisë.
