Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me përballimin e koronavirusit në Shqipëri nga ana e qeverisë.
Në fjalën e tij, Basha tha se e vetmja gjë e mirë që qeveria gjatë kësaj periudhe ka bërë një punë të mirë vetëm në aspektin e propagandës.
Blendi Fevziu: Cila është gjëja më e mirë që ka bërë qeveria këtë periudhë?
Lulzim Basha: Propagandën e ka qarë. Regjimi i Facebook-ut. Kemi një qeveri të paaftë dhe të pakicës së oligarkëve. Ka 7 vjet që u rrit taksat shqiptarëve. Tani paratë shkojnë prapë për oligrakët. Për mashtrimet dhe vjedhjet unë iu jap 10 me yll.
