Dy aksidente të njëpasnjëshme ndodhen paraditen e kësaj të premteje në shëtitoren e qytetit Pogradecit.
Një automjet përplasi një të moshuar që po kalonte rrugën. Për fat të mirë ky shtetas nuk mori dëmtime të rënda ndonëse u nis për mjekim në spital.
Ndërkohë gjatë kohës që ambulanca po vinte për të marrë të moshuarin për shkak të trafikut dy mjete të tjera u përfshinë në aksident por vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar.
