Një grua tenton të hidhet nga lartësia. Ngjarja po ndodh në Fier, ku një grua bën rezistencë dhe nuk lejon prishjen e një shtese në banesën e saj.
Një grua në Fier po tenton që të hidhet nga një lartësi. Gruaja nuk pranon që t’i prishin shtesen e banesës së saj, e si pasojë po bën rezistencë.
“News24” raporton se është fjala për një shtesë pa dokumente, për të cilën është dhënë urdhër që të prishet.
Gjithashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur negociatat me gruan që të zbresë poshtë.
