Skip to content

Maskat me lule, trendi më i ri në Kuvend/ Damian Gjiknuri me kufje në vesh, dëgjon i relaksuar muzikë, deputetët që ‘s’pyesin’ për COVID-19

TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish për të miratuar ndryshimet në buxhetin e buxhetit 2020 dhe vendime të tjera të marrë prej koronavirusit.

Por si u paraqitën deputetët në seancë? Disa prej tyre kanë respektuar me përpikëmëri masat e marra për parandalimin e koronavirusit, një ndër ta është edhe ish-zv.kryeministri, Niko Peleshi. Ndërsa disa të tjerë janë mbledhur për të diskutuar me njëri-tjetrin, duke harruar edhe rregullin e distancimit sociale. 

Por ka pasur edhe “të bindur”, të cilët kanë shkuar në Kuvend me maska dhe doreza, të cilat në shumicë kanë qënë zonjat deputete. Mesa duket trendi i ri në Parlament janë masat me lule, të cilat i solli për herë të parë ministri Bledi Çuçi disa javë më parë.

Ndryshe nga të tjerët ka qënë ish-ministri Damian Gjiknuri, i cili është fotografuar me kufje në vesh, ndoshta duke dëshuar ndonjë audio apo këngët e tij të preferuara. 

(k.m./dosja.al)