Një fasoneri në Tiranë është mbyllur, ndërsa në kryeqytet numërohen katër persona të prekur me COVID 19 punonjës të këtij sektori.

Shifrat janë dhënë nga përfaqësuesja e ISHP-së Rovena Daja në përgjigje të interesit të medias.

Sa persona konfirmohen me COVID-19 në fasoneri në Tiranë dhe çfarë masash janë marrë?

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot kemi vetëm katër persona të prekur me COVID 19, të cilët kanë punuar në fasoneri në Tiranë.

Inspektorati Shëndetësor ka vijuar me kontrollet e tij dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë.

Sa raste të reja janë që kanë lidhje me fasoneritë?

Gjatë 24 orëve të fundit kemi patur katër raste pozitive me COVID19 në Krujë, të cilat kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re