ISHP ka konfirmuar ka raste pozitive me koronavirus në një fasoneri në Tiranë dhe 4 ne Krujë.
Zyrtarja e ISSH-së, Rovena Daja deklaroi se Inspektori i Punës ka marrë vendim për mbylljen e një fasoneri në Tiranë.
Kryeqyteti ka deri më tani 100 raste aktive me koronavirus, ndërsa lajm i mirë është se Vlora, Durrësi, Korça, Kavaja, Rrogozhina, Tropoja dhe Lezha kanë dalë tashmë nga harta e COVID, ku të gjithë rezultojnë të shëruar.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.
