Rikthimi i reshjeve të dëborës këtë të shtunë nuk i ka penguar shume qytetare t’i drejtohen juglindjes veçanërisht pikës turistike të Dardhës.
 
Shumica e atyre qe duan te kalojnë fundjavën ne Dardhe janë pajisur me zinxhirë. Ndërsa te papërgatiturit janë detyruar te kthehen mbrapsht për shkak te vështirësive si pasoje e trashësisë se bores.
 
Përgjegjësi i rrugëve nacionale në Korçë Gentian Pere thotë se të gjitha borëpastrueset janë në terren. Ai u bën apel drejtuesve të mjeteve te mos lëvizin pa vendosur zinxhirët.
 
Reshjet e dendura qe kane përfshire juglindjen e vendit kanë sjelle probleme edhe në Voskopojë, si dhe ne disa rruge rurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re