Skip to content

Rritet numri i të infektuarve në vend/ Shtohen edhe 7 raste të tjera

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë shtuar edhe shtatë të infektuar të tjerë.

Epidemiologia Eugena Tomini deklaroi se totali i të prekurve shkon në këtë mënyrë në 789. Rastet e reja janë në Tiranë, Krujë dhe Kukës.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë.”