Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat më të fundit nga “Coronavirus Worldometer”, ku tregohet gjendja e Shqipërisë në luftën ndaj COVID-19.
“Çudi e madhe ëëë?!
Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar
#KrenarpërShqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë
dhe
#FrikëngaInjoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes”, ishte mesazhi i kryeministrit në Facebook.
