Problemi më i madh në SHBA ka qenë edhe për ata shqiptarë që pandemia i zuri atje teksa kishin shkuar për qëllime krejt të tjera. Këtu nuk bëhet fjalë për ata me vizë, por edhe për ata që e kishin kaluar afatin dhe qëndrojnë pa dokumente, me apo pa status, apo nuk kanë para të paguajnë. Të gjitha shqiptarët mund të përfitojnë.
Përmes një njoftimi në mediat shqiptare që veprojnë në Amerikë është publikuar njoftimi. “Ju lutem, mos kini frikë të kërkoni ndihmë mjekësore për COVID-19 nëse nuk keni dokumente apo nëse nuk keni para për të paguar.
Të gjitha spitalet dhe klinikat publike në New York City ofrojnë mbrojtje të fortë të të dhënave tuaja private. Ato nuk ruajnë informacione për statusin tuaj të emigrantit. As nuk e përcjellin informacionet për pacientin te askush, te asnjë organizatë apo institucion, përveçse me autorizimin e vetë pacientit.
Vetë Emigracioni (Zbatimi i Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së) ka deklarur se nuk do të kryejë asnjë operacion arrestimi apo deportimi afër qendrave të kujdesit dhe shërbimit mjekësor. Individët nuk duhet të shmangin kërkimin e ndihmës mjekësore nga frika e oficerëve të emigracionit.
Kërkimi i ndihmës mjekësore, testimi, apo kurimi nga COVID-19 në asnjë mënyrë NUK do të ndikojë në statusin tuaj të emigracionit, apo mundësinë për të aplikuar për kartën e gjelbër apo qytetarinë amerikane.
Banorët e New York City-t që kanë pyetje se si marrja e asistencës sociale apo publike mund të ndikojë te statusi i emigrantit duhet të flasin me avokatët e tyre, ose në mungesë të tyre telefononi falas dhe konfidencialisht në linjën telefonike të “ActionNYC” nga e hëna deri të premten, për të marrë informacion të besueshëm dhe ndihmë ligjore.
