Skip to content

Delvinë, shpërthim me eksploziv në fuoristradën e 53-vjeçarit

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnatës në Delvinë. Ngjarja u regjistrua në qendër të qytetit, ndërsa mësohet se eksplozivi i ishte vendosur një automjeti.

Sipas burimeve mësohet se makina fuoristrade “Mercedes-Benz” GLE është në pronësi të shtetasit Vango Zoto 53 vjeç, i cili është edhe shofer i linjës Delvinë-Athinë.

Policia po punon  për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërsa priten të mësohen më shumë informacione në orët në vijim lidhur me këtë ngjarje.