Efektet e fushatës zgjedhore në FSHF po vazhdojnë të ndihen edhe pas përfundimit të saj. Të gjithë u ndikuan nga vendimi Apelit për faljen e Këlcyrës dhe dënimin e tifozëve të saj kur ‘’katrahurën’’ e shkaktuan vetëm futbollistët por një histori e re ka nisur të përdoret në Kategorinë e Parë.

Mënyra e re për të përfituar nga lëshimet e FSHF-së është ajo e shtyrja e ndeshjeve shpesh në afate të pacaktuara. Këtë ‘’lojë’’ po e luan mirë Kastrioti në grupin A edhe pse nuk kuptohet se kush është arsyeja kur krutanët janë gjithnjë e më shumë të sigurt drejt sigurimit të Superiores. Po në grupin B?

Në grupin ku militon edhe Tomori protagonist po bëhet Bylis. Pasi ndeshja Shënkolli – Bylis u anullua për shkaqe klimaterike në momentin e parë ajo deri më tani nuk është luajtur më. Riluajtja e saj duhet të zhvillohej pikërisht në mesjavën përpara ndeshjes kundra Tomorit. Por me arsyetimin se futbollistët ishin helmuar klubi ballshiot e anulloj sërish këtë ndeshje.

Data e re? Do të ishte kjo mesjavë kur luhen edhe ndeshjet e 1/8 të Kupës së Shqipërisë por sërish Bylis gjen një arsyetim dhe këtë herë shtyn ndeshjen e kësaj jave që do të luante kundra Pogradecit. Klubi liqenor reagoj se kjo është një mënyrë për të deformuar garën dhe është një sjellje e gabuar. Ndeshjen e kësaj jave ndaj pogradecit, Bylis do e zhvilloj nesër kështu sërish ndeshja ndaj Shënkollit mund të shtyhet për një tjetër datë nëse deri në atë moment futbollistët e Bylisit nuk helmohen sërish.

Por nuk mbaron me kaq sepse shembullin e Bylisit e ndoqi këtë javë edhe Apolonia. Pasi edhe ajo kërkoj shtyrjen e ndeshjes kundra Turbinës, e cila do të luhet të hënën kur ndeshjet e tjera të jenë luajtur.

A është kjo një mënyrë për ta kompromentuar garën apo për të ndryshuar verdiktet e saj? Sigurisht që pod he Tomori është direkt i rrezikuar pasi Bylis, Apolonia dhe Shënkolli janë rival direkt për të siguruar hyrjen në pesëshen e parë kur duhen edhe tre javë nga përfundimi i saj por me tre ndeshje të prapambetura.

Tomori ka reaguar në fund të dy ndeshjeve të fundit ndaj Bylisit dhe Tiranës, si për mikpritjen e vendasve edhe për gjykimin. A ka ardhur momenti që duhet të reagoj edhe për këtë model të ri sjelljes nga klubet që po përdorin mënyrat e tyre për të deformuar garën?/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re