Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë ditën e sotme një intervistë paksa ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Ajo ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me “E Diella Proces” në Top Channel”, ku foli rreth sportit në këtë kohë pandemie Covid-19.

Ajo u shpreh se nuk ka një datë fikse se kur do të kthehet sporti, por momentalisht duket shumë e vështirë që të lejohet edhe zhvillimi i stërvitjeve.

“Unë jam vetë sportdashëse njësoj si ata që e duan sportin jo në cilësinë e ministres po si sportdashëse e kam menduar shpesh se çfarë duhet bërë.

Virusi nuk ka ikur dhe të gjithë duhet të përshtatemi, edhe sporti duhet të përshtatet.

Jemi në diskutime me ekspertët dhe jemi ende në një risk të lartë dhe nuk mund të mendojmë për një rikthim të shpejtë qoftë edhe për stërvitje.

Por, padyshim do të kemi edhe njoftime për sportin”, tha ajo.

Përveç të tjerave, Ogerta zbuloi për herë të parë se kush është ekipi që bën tifozllëk dhe u shpreh se është Tirana dhe Barcelona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re