Skip to content

Konfirmohen dy raste të reja me COVID-19 në Elbasan

Regjistrohen dy raste të reja të koronavirusit në Elbasan.

Mësohet se një 50-vjeçar që punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë dhe një 84-vjeçare nga fshati Mengel janë infektuar me COVID-19. Ndërkohë 84-vjeçarja është shtruar në Spitalin Infektiv. Gazetari Aldo Kozarja tha për ABC News se ditën e djeshme janë marrë 13 tampone në Elbasan, dy prej të cilëve  kanë rezultuar pozitiv.

Ende mbetet e paqartë se ku është infektuar 84 vjeçarja dhe 50 vjeçari, pasi janë të dy raste të veçuara.