Skip to content

Ja qytetet në Shqipëri ku ka ende të sëmurë me koronavirus

Janë 13 qytete aktualisht në Shqipëri me pacinte pozitiv nga Covid 19.

Sipas njoftimit të përcjelle nga Ministria e Shëndetësise  në 24 orët e fundit patëm 8 raste të reja, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19. Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Tiranë vazhdon të ketë numrin kryesor të personave që janë të sëmurë për momentin, 93 paciente.

Por shqetësimi më I madh është Kruja që ndonëse me një popullsi të vogël ka ende 87 persona të sëmurë. Kruja u kthye në një vater më së shumti si pasojë e përhapjes së koronavirusit në fasoneri. Shkodra dhe Kurbini gjithashtu kanë goxha raste aktive 17 dhe 14 respektivisht ndërsa Kukësi ndjek me 5 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                   93

Krujë                    87

Shkodër                17

Kurbin                  14

Kukës                     5

Elbasan                4

Mirditë                  2

Berat                     2

Durrës                   1

Korçë                    1

Lezhë                    1

Lushnje                 1

Mat                       1