Skip to content

Zgjedhjet në universitete/ Studentët: I kontestojmë, nuk lejohen në Gjendjen e Jashtëzakonshme

Zgjedhjet në universitete po kontestohen nga studentët. Ata kërkojnë të zbatohen me përpikmëri rregulloret, ndërsa kërkojnë edhe përfaqësimin. Këtë vit studentët dhe stafi akademik do të zgjidhnin drejtuesit e rinj të universiteteve siç janë: Dekan, Rektor dhe Senati Akademik.

Në vendimin e datës 30.04.2020 i nxjerrë nga Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ) i Universitetit të Tiranës është shkelur neni 38 i rregullores “për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese në Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, ku në pikën 1, gërma b shkruhet shprehimisht se zgjedhjet mund të anulohen në rast se: kanë ndodhur fatkeqësi natyrore në përmasa të atilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim.

Ky pretendim është ngritur nga studentët, që i referohen kësaj pike të rregullores së miratuar kohë më parë. Studentët thonë se parimi tjeter kryesor në Demokraci në një proces zgjedhor është informimi i të gjithë votuesëve për procesin që në këtë rast janë studentët.

Në kanalet e nëndheshme po dëgjojmë që informimi por edhe votimi i studentëve do të bëhet në mënyrë elektronike pasi ata nuk janë fizikisht në auditore – thuhet në një deklaratë të Unionit Studentor.

Në fakt, studentët për këtë kanë përdorur edhe dokumentin ligjor shtetëror; atë të Kuvendit që ka miratuar Gjendjen e Jashtëzakonshme deri në 23 qershor.

Por krejt ndryshme ka vendosur Ministria e Arsimit që vendosi rikthimin e studentëve që diplomohen në qershor, ndërsa për të gjithë studentët e tjerë më 25 gusht, gjë që dukshëm rezulton auditore bosh në kohë zgjedhjesh – thuhet në deklaratën e studentëve .

Për arsye të shkeljes së rregullores dhe për shkak të privimit të së drejtës së informimit, votimit, por dhe të së drejtës për të bërë fushatë zgjedhore, ne e konsiderojmë jo të drejtë vendimin e dhënë nga KIZ i cili sa më parë duhet të terhiqen nga kjo rrugë e gabuar që kanë ndërmarrë kërkojnë shtyrjen e procesit zgjedhor deri në kthimin e të gjithë studentëve në auditore.