Kanë mbërritur në Shqipëri kamioni me pajisje mjekësore mbrojtëse. Në pritjen e këtyre ndihmave ishin të pranishëm, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i BË në vendin tonë, Luigi Soreca.
Ambasadori u shpreh mes të tjerash se BE do të jetë pranë Shqipërisë. Soreca u ndal edhe tek lehtësimi i masave nga qeveria, ndërsa kërkoi që të vijojë të ruhet disiplina nga qytetarët.
Me ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe koordinatorin e përhershëm të #UN Brian Williams, për mbështetjen e paçmuar të BE për Shqipërinë për përballimin e #COVID19#StrongerTogether
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 4. Mai 2020
“Mesa shikojmë sa i përket parametrave epidemiologjike dhe qeveria ka vendosur të lehtësojë disa nga masat. Ato masa që u ndërmorën nga qeveria nuk do kishin qenë të mundura të jepnin rezultat nëse nuk do ishin qytetarët që të respektonin rregullat. Kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të vazhdojmë të jemi të disiplinuar, virusi nuk është zhdukur. Duhet të bëjmë të gjithë kujdes”, deklaroi ambasadori.
