Skip to content

Foto të rralla nga shfaqja e dramës “Arturo Ui” në ish-Teatrin Popullor Tiranë, 1971.

cover arturo

Foto te rralla nga shfaqja e drames “Arturo Ui” ne

Një nga ngjarjet më të bujshme në krejt historinë e teatrit shqiptar ishte vënia në skenën në ish-Teatrit Popullor e dramës “Arturo Ui”. Në origjinal titullli është më i gjatë: “Der aufhaltsame Aufstieg des Arturo Ui”, në përkthimin e shkëlqyer të Robert Shvarcit (1932-2003) si “Historia e një karriere që mund të frenohej”, vepër e autorit gjerman Bertolt Breht (Brecht, 1898-1956).

1588605116 660 Foto te rralla nga shfaqja e drames “Arturo Ui” ne

Regjisor: Piro Mani. Skenograf: Agim Zajmi (1936-2013).

1588605117 333 Foto te rralla nga shfaqja e drames “Arturo Ui” ne

E veçantë është se në rolin e Arturo Uisë interpretonte i madhi Kadri Roshi (1924-2007). Pas shumë shfaqjeve, për shkak të intrigave dhe smirës, iu hoq roli, madje nuk e lejuan as në regjistrimin televiziv.

1588605117 291 Foto te rralla nga shfaqja e drames “Arturo Ui” ne

Po ashtu luanin plot kolosë të tjerë të skenës si Prokop Mima (1920-1986) në rolin e Xhivolës; Ndrek Luca (1927-1995) në rolin e Xhirit; Pjetër Gjoka (1912-1982) në rolin në Dogsborusë etj.

Fotot: Simon Xhillari.

/aktoretshqiptare.info