Rikthehet OFL-ja, por me ndryshime. Vajza me syze siç jemi mësuar ta shohim, ka vendosur që kësaj herë të dalë në konferencë për shtyp pa aksesorin që tërhoqi vëmendjen tek ajo.
Teksa njoftonte se “Operacioni Forca e Ligjit” kishte sekuestruar 1.2 mln litra naftë të Lulzim Berishës, oficerja e Policisë, si asnjëherë më parë doli pa syze. Që prej fillimit të operacionit, ajo në çdo deklaratë për shtyp qoftë nga zyra, e qoftë nga terreni nuk i ndante syzet e zeza. Por këtë herë është shfaqur ndryshe.
Nuk dihet se cila ka qënë arsyeja për ndryshimin në pamje, mëgjithatë disa kohë më parë në daljet e saj të para, u përfol se gjithçka ishte bërë për “shoë” dhe për të tërhequr vëmendjen e mediave ndaj nismës së marrë nga qeveria Rama.
