Skip to content

Meta i rikthehet tërmetit të 26 nëntorit, takohet me ambasadorin italian në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka pasur në axhendën e tij këtë të martë edhe një takim me ambsadorin italian në Shqipëri, me të cilin diskutoi partneritetin mes dy vendeve, ndihmën në tërmetin e 26 nëntorit, por edhe situatën post covid.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook Meta shkruan: “Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.

Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.

E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.