Doktoreshë Zana Blaku – Tanushi, farmaciste e Studimeve Klinike në SHBA tha se medikamti “Remdesevir” ka ulur qëndrimin në spital të pacientëve nga 15 ditë në 11.
Gjithashtu, një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se medikamenti Remdesevir ka dhënë rezultate shumë të mira në luftën ndaj koronavirusit. Ky medikament është autorizuar edhe FDA.
“Remdesevir është një medikament që ka dhënë rezultate shumë të mirë për Covid-19. Ka ulur qëndrimin në spital nga 15 ditë në 11. FDA e ka aprovuar këtë medikament për rastet e rënda. FDA gjithashtu ka dhënë një aprovim edhe për hidroklorikinën. Remdesevir nuk është një medikamt që nuk njihet. Janë bërë teste edhe për sëmundjen e Malarjes, por që nuk dha rezultatet e pritshme”- tha doktoresha shqiptare që jeton në SHBA në emisionin “Open”.