Skip to content

FOTOT/ Pa maska e distancim social, qytetarët në Tiranë harrojnë COVID-19 e dynden në rrugë

TIRANË– Sot Tirana i ngjante një dite normale me rrugët e mbushura me njerëz, në këtë ditë me diell duket se qytetarët nuk i ka ndaluar të dalin në rrugë as rritja e numrit të të prekurëve me COVID-19.

Siç shikohet dhe në fotot e shkrepura nga LSA në rrugët e Tiranës qytetarët ecin pranë njëri-tjetrit pa ruajtur asnjë distancim fizik duke u kthyer në rrezik infektimi për veten dhe të tjerët.

Disa me doreza e maska e shumica e tyre pa asnjë masë mbrojtëse kjo është panorama në rrugët e kryeqytetit. Kjo pamje me rrugët plotë dhe pa masa mbrojtëse është servirus dhe një ditë më pare.

 

(D.K. Dosja.al)