Rektorati i Tiranës vendosi të shkarkojë nga detyra pedagogen Majlinda Keta, që ka detyrën e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.
Rektori Mynyr Koni e mori këtë vendim pasi në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë, Keta nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas përcolli me email njoftimin në fjalë.
Në vendimin në fjalë renditen edhe disa shkelje të tjera që sipas UT-së ka bërë Keta. Disa ditë më parë u publikua vendimi nga Keta ku hapeshin zyrtarisht zgjedhjet për rektor dhe anëtarë senati, dhe aplikantët duhet të dorëzonin kandidaturat e tyre nga 4 prilli, deri në 8 maj.
Universiteti i Tiranës reagoi disa orë më vonë dhe sqaroi se në këtë kohë pandemie nuk do të zhvilloheshin zgjedhjet, pasi në fakultete nuk ka as studentë nëpër auditorë. Sipas Konit, vendimi ishte firmosur në mënyrë flagrante nga 7 ish-anëtarë të Komisionit Zgjedhor të UT-së.
Vendimi për shkarkimin
