Instagram është duke testuar një veçori e cila paralajmëron përdoruesit nëse dikush fotografon ose regjistron historitë e tyre.
Disa përdorues të Instagram të cilët kanë tentuar të fotografojnë ekranin e telefonit për të kapur historinë e një miku, u paralajmëruan nga rrjeti social se herën tjetër do të njoftohej personi të cilit i është fotografuar historia.
“Herën tjetër që do të fotografoni ose regjistroni, personi i cili ka publikuar historinë do të lajmërohet,” shkruhej në njoftimin e Instagram.
Poshtë historisë, përdoruesit do të shohin një ikonë në formë drite e cila tregon se kush ka fotografuar.
Historitë e Instagram zhduken pas 24 orësh por asgjë nuk i ndalon përdoruesit ti fotografojnë.
Rivali, Snapchat, ofron një gjë të tillë prej kohësh duke u treguar përdoruesve se kush i fotografon historitë dhe fotot e tyre në fshehtësi.
Instagram do të lajmërojë përdoruesit nëse u janë fotografuar historitë vetëm kur dërgohen me mesazhe direkte. /
