Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 860 në total.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 324 mostra, prej të cilave 4 kanë rezultuar pozitive.

“Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar katër (4) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 43 persona të prekur nga koronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re