Skip to content

Brataj: Përse nuk ka për të pasur një valë të dytë të COVID-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj nuk mendon se në vend do të ketë një valë të dytë të COVID-19.  Shumë shtete kanë paralajmëruar për një valë të dytë të përhapjes së koronavirusit, por ai argumenton se përse kjo nuk do të ndodhë.

“Covid-19 është pjesë e familjes së koronavirusit si Sarsi apo edhe Mersi. Ato u zhdukën në verë. Duke marrë parasysh që rritja e temperaturave është shkatërruese për çdo virus, jo vetëm për Covid-19, besoj senuk do të ketë një valë të dytë infektimesh’- tha Brataj në “Open” duke shtuar se në qoftë se do të ketë një valë të dytë, Shqipëria është e përgatitur “Jemi të përgatitur. Ne morëm ventilator. Në fillim kemi marrë 50. Por duke llogaritur që kemi pasur 40 persona në gjendje të intubuar, 31 që humbën jetën dhe 8 që janë aktualisht, do të thotë që ne nuk i kemi përdorur të gjitha burimet tona që kishim dhe pa ardhur ndihmat. Prandaj them se jemi të përgatitur.”