605 persona janë shëruar në Shqipëri nga 842 qytetare të prekur nga fillimi e deri më tani në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësise bëri të ditur se aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.
Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Shumica e të sëmurëve aktiv në vendin tonë janë në Tiranë dhe Kruje ndërsa qytete të tjera me vatra aktive janë edhe Shkodra, Kamza, Kurbini, Elbasani, Fieri etj.
COVID-19 – Statistika (7 Maj 2020)
Teste të kryera 9806
Raste pozitive 842
Raste të shëruara 605
Raste Aktive 206
Humbje jete 31
(Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 96
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 8
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1