Ka rinisur puna për shpërndarjen e pasaportave dhe kartave të identitetit, aplikimi i të cilave është kryer përpara shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
SANDER LLESHAJ
MINISTER I BRENDSHEM
Të gjithë ata, që kanë aplikuar për një kartë apo pasaportë, mund të paraqiten për tërheqjen e saj, pasi të lënë orarin përkatës të takimit me zyrat e shpërndarjes së këtyre dokumenteve.Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.
Duke filluar nga java e ardhshme të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë për dokumente të reja biometrike, duhet të rezervojnë online orarin e paraqitjes në zyra, për të shmangur grumbullimet.
Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta.
Ministri Lleshaj theksoi se rezervimi i orarit është kusht i domosdoshëm, në të kundërt qytetarëve nuk do t’u ofrohet shërbimi.
