Për ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehu, Komiteti Teknik i Ekspertëve heshti përpara kryeministrit dhe se nuk foli për rrezikun që mund t’i kanoset vendit nëse do të kishim një valë të dytë.
” Dikush në atë Komitet duhej t’ia thoshte se saktësia shkencore rritet me diversifikimin e operatorëve, veçanërisht për këtë analizë të thjeshtë, të realizueshme në një shumice të laboratorëve për të tre metodikat e saj, e padëmshme për qytetaret dhe e parrezikshme për personelin e tyre. Aktualisht kudo po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e mundshme, deri te ato veterinare e farmacitë për këtë, ndërsa tek ne…!”, shprehet Shehu.
Reagimi i plotë
Ndërsa Kryeministri edhe sot i “shqetësuar për një valë të dytë”, vazhdon në rolin e shurdhmemecit ndaj disa pyetjeve strategjike, ky Komitet duhet të japë disa shpjegime teknike për ato:
1- Pse në vendin tonë në mënyrën më absurde nuk lejohen laboratorët e pajisura të realizojnë ekzaminimet për zbulimin virusal, duke u hermetizuar vetëm në ISHP? Pse ky Komitet nuk i shpjegoi që kështu pengohet direktiva test, test, test duke shtuar edhe rrezikun e “valës së dytë”, në një kohe qe kjo procedure po thjeshtohet kudo?
2- Qeveria në mënyrën me antishkencore, e antiligjore ndalon forcërisht laboratorët të realizojnë ekzaminimet imunologjike për të përcaktuar antitrupat IgM, IgG apo dhe IgA, duke e “mbyllur” gjithçka në QSUT, gjë që bllokon check e dyfishtë, vlerësimin e metodave, masivizimin e procedurës duke na ekspozuar ndaj “valës së dyte”. Dikush në atë Komitet duhej t’ia thoshte se saktësia shkencore rritet me diversifikimin e operatorëve, veçanërisht për këtë analizë të thjeshtë, të realizueshme në një shumice të laboratorëve për të tre metodikat e saj, e padëmshme për qytetaret dhe e parrezikshme për personelin e tyre. Aktualisht kudo po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e mundshme, deri te ato veterinare e farmacitë për këtë, ndërsa tek ne…!
3- Pse ky Komitet nuk i shpjegoi domosdoshmërinë e përdorimit të maskave ne eambientet publike, veçanërisht në këtë periudhe “hapje, pikërisht edhe si mbrojtje ndaj “valës së dytë”? Në një kohë që kudo ky proces po kondicionohet me detyrimin e përdorimit të maskave, me sigurimin e shpërndarjen e tyre nga strukturat shtetërore, tek ne Qeveria hesht; se paku ky Komitet teknik duhet të bëjë publik një opinion!
Qeveria deklaron se vendos Komiteti edhe për vendimet strategjiko-politike; Komitetit hesht edhe për opinionet teknike, përfundimi…në vendnumuro!!
