Skip to content

Drejtoresha e ISHP-së thotë se situata është nën kontroll por ka një këshillë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaroi se rastet në Shqipëri janë ulur ndjeshëm dhe vatrat nuk janë familjare siç ishin në kulmin e pandemisë.

“Në kulmin e pandemisë kishim shumë vatra familjare. Kjo e vështirësonte situatën. Tani kemi shumë më pak raste familjare. Kjo tregon se situata është nën kontroll. Duhen respektuar masat në mënyrë që mos të kemi shtim të rasteve gjatë hapjes.

Nuk ndihmojnë vizitat familjare. Në rase gëzimesh apo hidhërimesh nuk duhet bërë vizita. Unë kam një të afërm që u përcoll me 2 persona”- tha Fico në emisionin “Open”.