Skip to content

Rasti i parë/ Një farmacist në Fier rezulton pozitiv me koronavirus

Rikthehen rastet pozitive në Fier. Një farmacist ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Nga 20 mostrat e dërguara dje në Institutin e Shëndetit Publik nga Fieri vetëm një prej tyre ka dalë me COVID-19 dhe bëhet fjalë për kontakt të rastit të fundit pozitiv në këtë qytet. Ai ka shfaqur fillimisht simptoma si temperaturë, dhimbje trupore, koke etj dhe pas analizës ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i ishte marrë një ditë më parë dhe sipas rezultatit ai është prekur nga koronavirusi. Ndërkohë vazhdon puna për gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik.