Dje është mbyllur edhe java e 15të në grupin B të Kategorisë së Parë pas luajtjes së dy ndeshjeve të prapambetura: Pogradeci – Bylis dhe Apolonia – Turbina.

Ashtu, si edhe më parë përmendëm në “Berati.TV’’ këto ndeshje të shtytura pasi janë luajtur ndeshjet e para rrezikon të behën ndeshje me rezultate të dyshimta.

Në fakt nuk kanë munguar dyshimet për të dy sfidat por për arsye të ndryshme. Në Pogradec vendasit kanë kontestuar fitoren e ballshiotëve për shkak të ndikimit të gjyqtarit. Bylis arrin një fitore 0-1 në transfertë me golin e Murataj por vendasve u mungon një gol në apel.

Ndërsa në Fier ka goleadë ku Aplonia mund 5-1 Turbinën. Por mënyra se si kanë ardhur këta gola të bën të mendosh se në Fier janë kthyer të gjithë në “Mesi’’ osë në Cërrik në ‘’birila’’.

Por si ka ndryshuar renditja e këtij grupi për Tomorin dhe Naftëtarin pas këtyre ndeshjeve?

Pas dy humbjeve radhazi Tomori tashmë është shkëputur edhe më tepër nga kreu pasi tashmë është plot 17 pikë ndaj Tiranës së vendit të parë dhe 10 ndaj Bylisit të vendit të dytë.

Por pas kësaj ndeshje Tomori humb edhe vendin e tretë tashmë i Apolonisë, kundërshtarja e javës tjetër. Fitorja është detyrim për të siguruar pesëshen.

Skuadra tjetër e qarkut Naftëtari mbetet në fund dhe misioni mbijetesë është gjthmonë e më i vështirë për ta. Javën e ardhshme edhe ata luajnë në shtëpi ndaj Pogradecit dhe synohet fitorja./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re