Skip to content

Në pranga shqiptari i 22 grabitjeve në Athinë, u zbulua nga fletushkat e koronavirusit (EMRI)

Martin Albert Beqiri është 31-vjeçar shqiptar i  cili ra në prangat e policisë greke disa ditë më parë. Ai akuzohet për kryerjen e plot 22 vjedhjeve në Athinë.

Mësohet se është i riu në total kishte vjedhur sende që arrinin në vlerën e rreth 130 mijë eurove. Siç shkruajnë mediat greke, shqiptari kishte një stil të tij për kryerjen e vjedhjeve.

Nëse zbulohej, 31-vjeçari mbante në dorë fletëpalosje me udhëzime rreth COVID-19, e hiqej sikur shpërndante informacione rreth rreziqeve të virusit.