Skip to content

OBSH: Pse duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi

be8a01fc ba7d 43be b1a0 5a21dfe96787

Duhanpirësit kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë një formë të rëndë të simptomave të koronavirusit krahasuar me jo-duhanpirësit.

Lajmin e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetit në një deklaratë të lëshuar ditën e sotme ndërsa citonin një përmbledhje të studimeve nga ekspertë të shëndetit publik, muajin e kaluar.

OBSH vuri në dukje se pirja e duhanit dëmton funksionin e mushkërive dhe e bën më të vështirë për trupin që të luftojë koronaviruset dhe sëmundjet e tjera.

Pirja e duhanit është një faktor i njohur rreziku për shumë infeksione të frymëmarrjes dhe rrit ashpërsinë e sëmundjeve të frymëmarrjes.

OBSH tha në një deklaratë:

“Duhani është gjithashtu një faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të ndërlidhura si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti të cilët i vendosin njerëzit me këto kushte në rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të rënda kur preken nga COVID-19.”

Kujtojmë këtu se pirja e duhani vret më shumë se 8 milion njerëz në nivel global çdo vit. Më shumë se 7 milion nga këto vdekje janë nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit dhe rreth 1.2 milion janë jo duhanpirë që ekspozohen ndaj tymit të dorës së dytë, sipas OBSH. /