Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për punën e bërë, Kuvendi ka shpërndarë karafila për infermierët në ditën ndërkombëtare kushtuar atyre. Zv. kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në fjalën e saj tha se ky një gjest simbolik, e ndërsa ceku edhe kushtet e punës dhe pagat.
“Nuk besoj se janë vetëm fjalë. Pak më parë isha dhe në spitalin e Durrësit, ku falënderova dhe atje infermierët. Përgjatë këtyre viteve ka qenë obligim i kryeministrit dhe Kuvendit, që të rriten pagat. E vërtetë që nuk janë si pagat në Europë, por është obligim i yni që të kërkojmë rritje pagash. Sot është ditë të festohet dhe protestohet. Për të plotësuar kushtet. Sot nuk jemi për këtë gjë.”, tha ajo.
