Skip to content

Policia “kap mat” 31-vjeçaren në Durrës, kontrolli fundos pronaren e lokalit

Një 31-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi mbante hapur biznesin e saj, lokal në lagjen numër 17 në këtë qytet. A.H.31 vjeç është konstatuar duke vazhduar aktivitetin, ndërkohë që rregullat e vendosura nga qeveria ndalojnë hapjen e lokaleve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Kjo shtetase mbante hapur lokalin “Bar Kafe” në administrim të saj, në kundërshtim me Aktin Normativ, në lagjen nr. 17, Durrës dhe ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse.