Mjeku Pëllumb Pipero ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open”, ku edhe ka folur lidhur me koronavirusin në vend.

Në fjalën e tij, Pipero është shprehur se situata tanimë, sipas tij, është nën kontroll, por gjithçka është në dorën e qytetarëve, sesi ata do të sillen ndaj masave të liruara.

“Situata është e qetë dhe nën kontroll. Gjithçka tani e tutje është në dorën e qytetarëve. Deri tani kanë qënë bashkëpunues. Është e rëndësishme që rastet e shtruara janë të pakët. Jam optimist,”-tha Pipero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re