Skip to content

Kreu i KLP-së jep lajmin e mirë për SPAK-un

Më 21 maj do të betohen tre prokurorë të rinj të SPAK te Presidenti, duke e çuar kështu në 15 numrin e prokurorëve të kësaj strukture. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, u shpreh se numri i prokurorëve do të shkojë në 15.

“Lajmi i mirë që mund ta ndaj për herë të parë me ju sot është fakti që me 21 maj do të kemi ceremoninë e betimit të tre prokurorëve të rinj te Presidenti. Çështja e ngarkesës së punës në SPAK dhe plotësimit të organikës do të vijë duke u lehtësuar, do të kemi 12 nga 15 prokurorë. Intervista me kandidatët do të zhvillohet me 18 maj. Tre më të mirët do të çohen për dekretim te Presidenti.”, tha ai për Ora News.

Problem për këtë strukturë mbeten ende çështja e pagës dhe plotësimi me strukturë policore, BKH-në.