Skip to content

Bllokohen numrat e emergjencës së Policisë së Shtetit, prej 24 orësh asnjë thirrje telefonike

Numrat treshifrorë të Policisë së Shtetit prej 24 orësh kanë qenë të bllokuar. Asnjë thirrje nuk mund të kryhej drejt tyre, ndërsa sistemi e ka pasur të pamundur të punojë normalisht.

Drejt Sallës Operative të Policisë nuk është regjistruar asnjë thirrje, duke shënuar në këtë mënyrën ditën më të rrallë kur drejt Policisë së Tiranës, apo komisariateve të tjera të vendit të mos ketë pasur asnjë thirrje nga qytetarët.

Nuk ka asnjë shpjegim për këtë bllokim të thirrjeve. Por, dihet se me numrat e telefonit celular nëse drejton thirrje drejt 112 apo 129, pra numrave të Policisë së Shtetit përgjigjet salla operative e çdo komisariati.

Pra nëse je në Shkodër përgjigja përmes numrit 112 apo 129 vjen nga drejtoria e policisë së Shkodrës dhe kështu me të gjitha drejtoritë, apo komisariatet e vendit.

Por, nuk ka ndodhur kështu gjatë 24 orëve të fundit. Për numrat e emergjencës 112 dhe 129 ka një marrëveshje me kompanitë celulare, që në çdo vend të funksionojë pa pagesë.