Skip to content

Raporti/ 5 prokurorë u kërcënuan me jetë, vettingu largoi 52 persona

Procesi i Vettingut ka larguar 52 prokurorë dhe kjo ka shkaktuar problem në funksionimin e organit të akuzës. Ky është shqetësimi i ngritur nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në raportin vjetor të paraqitur në Parlament.

“Në strukturën e sistemit prokurorial në të gjithë Shqipërinë janë të planifikuar për nevoja të sistemit në total 336 prokurorë. Ndërkohë gjendja faktike e tyre rezulton 284 prokurorë deri më datë 31.12.2019. Diferenca prej 52 prokurorësh tregon vakanca në sistem që kanë ardhur për disa arsye, ndër më kryesoret dhe që kanë ndikuar dukshëm në pengimin e punës së prokurorive është largimi si rezultat i rivlerësimit kalimtar të magjistratëve prokuror nga organet e KPK dhe KPA”, thuhet në raportin e KLP-së.

Ndërsa largime kanë edhe Prokurorinë e rretheve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gjatë vitit 2019, 15 prokurorë janë të caktuar përkohësisht si Drejtues Prokurorie, përkatësisht 10 drejtues në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe 5 Drejtues në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit. Ndërsa  7 prokurorë rezultojnë të caktuar përkohësisht në pozicione të ndryshme, në të gjitha shkallët e Prokurorisë me vendim të KLP. Sipas raportit, 7 magjistratë janë emëruar dhe caktuar në pozicion në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, 3 prej të cilëve të rikthyer rishtaz në sistem.

Në raportin e KLGJ bëhet e ditur se pesë prokurorë janë kërcënuar dhe se për këtë është kërkuar që të marrin në mbrojtje. “Objekt i veprimtarisë së këtij Komisioni ka qenë vlerësimi i kërkesave të prokurorëve për mbrojtje të veçantë fizike për shkak të kërcënimit faktik të tyre nga persona me rrezikshmëri të lartë, persona nën hetim apo të dënuar me burgime të gjata.  Janë paraqitur para Komisionit 5  kërkesa për mbrojtje të veçantë nga prokurorë dhe janë dhënë nga Komisioni 5 vendime për miratimin e kërkesës për mbrojtje të veçantë të prokurorit në prokurori të ndryshme të vendit”, thuhet në këtë raport.

Në vendime janë evidentuar prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen dhe pasurinë e prokurorit kërkues si dhe prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave në ushtrimin e detyrës