Skip to content

Përse bizneset kanë vendosur për një turizëm më ekonomik?

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik të Shqipërisë, Sotir Çipa foli për krizën që pandemia i ka shkaktuar turizmit. Ai tha në “Open” se këtë vit nuk do të rriten çmimet nga turizmi.

‘Çmimet nuk do të rriten. Tashmë nuk kemi pse fshihemi kot, duhet thënë se ky vit është një vit mbijetese për ne. Ne nuk synojmë të përfitojmë por t ë mbijetojmë. Nuk do të rriten çmimet dhe me ato para do mbulojmë kostot bazë’- tha Çipa.