Skip to content

Kruja si mini “Wuhan”, dalin 4 raste pozitive me Koronavirus

Rikthehen rastet me koronavirus në Krujë. Mësohet se katër persona kanë dalë pozitiv pas testimeve të kryera dhe se ata kanë pasur kontakte me punonjës të një fasonerie.

Abc News raporton se nga 64 tamponë që janë marrë orët e fundit vetëm katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në 53 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Në Shqipëri ka pasur ulje të raste prej dy ditësh vetëm me nga 4 persona në ditë, duke pasur numrin më të ulët që pas shpalljes së pandemisë.