Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend si pasojë e Covid-19.
Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja, duke e çuar në 898 numrin e të infektuarve.
Deri më tani, 31 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë.
