Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ku në rendin e ditës për herë të parë nuk janë çështje që lidhen me situatën e shkaktuar nga COVID.
Mirëpo, të gjitha masat janë marrë, pasi deputetët janë pajisur me maska dhe doreza si në seancat e mëparshme.
Nga fotot shihet që ata ruajnë distancën dhe në hyrje të Kuvendit bëhet matja e temperaturës për të gjithë.
