Skip to content

Ngjitur me njëri-tjetrin/ Basha heq maskën dhe thyen rregullat, kafe e verë të kuqe me qytetarët (FOTO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Durrës ku u takua me qytetarët, që sipas tij, po vuajnë akoma pasojat e tërmetit të nëntorit, dhe pandemia e ka thelluar më shumë krizën ekonomike.

Sipas Bashës, janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria, ndërsa shton se rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore.

Por ndërkohë ajo çfarë u vu re nga takimet e tij me qytetarët, ishte fakti se kreu i PD mblodhi disa qytetarë ku siç duket dhe nga pamjet distancimi nuk është respektuar. Basha është shtruar në një restorant me disa nga biznesmenët e Durrësit dhe shihet teksa i qetë konsumon kafe, verë të kuqe dhe ujë.

Të ulur rreth një tavoline, në një kohë kur vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste, qytetarët prezent në takim kanë ‘harruar’ të mbajnë distancën e këshilluar si dhe masat e tjera mbrojtëse.

Gjatë takimeve në rrugë Basha u shfaq me maskë dhe përshëndeste me brryl, por më vonë kryedemokrati i injoroi rregullat.